Kiev

Foto: Wikipedia

Ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën me vlerë 400 mijë euro 

Qeveria e malit të Zi dhe ministria e mbrojtjes i kanë dërguar Ukrainës një donacion ushtarak me vlerë prej 400,000 euro. Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, kjo është një përgjigje ndaj kërkesës së Ukrainës për ndihmë në një situatë krize të shkaktuar nga agresioni rus ndaj këtij vendi. Mali i Zi dërgoi një donacion ushtarak dhe humanitar në vlerë prej 400.000 euro për Ukrainën mike.Ky donacion u realizua  në bazë të vendimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe në përputhje me nevojat e shprehura të palës ukrainase. Në koordinim me partnerët e tjerë evropianë dhe aleatët e NATO-s, Qeveria e Malit të Zi do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përpjekjet e saj për t’iu përgjigjur me sukses të gjitha sfidave me të cilat përballet si rezultat i agresionit ushtarak rus”, thuhet në deklaratë. 

Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë

Qeveria e Kosovës ka shtuar sot sanksionet kundër Rusisë, në përputhje me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se Kosova është rreshtuar krah politikave të SHBA-së dhe BE-së për sanksionet. Në pakon e sanksioneve përfshihen ndalesa edhe për Bjellorusinë. Sanksionet e Kosovës nënkuptojnë ngrirje të aseteve të të sanksionuarve në territorin e Kosovës, ndalim të operimit në tregun financiar kosovar, ndalim-udhëtimi, si dhe bllokim të qasjes në fonde për të sanksionuarit. Përveç këtyre sanksioneve, Qeveria e Kosovës është pajtuar edhe për vendosje të masave kufizuese për grupin Wagner, i cili përbëhet nga mercenarë me bazë në Rusi. /rtcg/

By admini