Ka vdekur të hënën Xhevdet Peci, një prej boksierëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova. Për vdekjen e boksierit të famshëm ka njoftuar Mehmet Bogujevci, kapiten i gjeneratës së artë të Prishtinës.

Peci së fundi ka jetuar në SHBA, ndërsa ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës. Së bashku me Prishtinën ka fituar disa tituj të Jugosllavisë, ndërsa ka pasur suksese të mëdha edhe individuale.

Ai ishte i lindur në Mitrovicë në vitin 1955, ndërsa karrierën e boksierit e nisi te klubi mitrovicas, Akumulatori.

Pas talentit të shfaqur, ka kaluar te Prishtina, së bashku me Lah Nimanin, trajnerin e mirënjohur. Te Prishtina ishte prej boksierëve më të dashur nga publiku. /Koha Net/

Koha kur legjenda Xhevdet Peci e rrahu keq gjyqtarin serb në ring

Xhevdet Peci është një ndër legjendat e boksit kosovar. Ai njihet për temperamentin e tij teksa në vitin 1985 e rrahur gjyqtarin serb në një meç në Podgoricë.

Ngjarja ndodhi në vitin 1985, kur zhvillohej takimi i boksit në kuadër të Ligës së Parë Federative të ish-Jugosllavisë, mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Prishtinës, kjo e fundit kampione në fuqi.Boksieri i asaj kohe, Xhevdet Peci, ishte shumë më i mirë në ring por Zhivkoviqi gjykonte me direktiva. Përderisa Zhivkoviqi mori vendimin, trajneri më i suksesshëm shqiptar, Lah Nimani (tani i ndjerë), kishte reaguar ndaj Zhivkoviqit, përse po e dëmton Prishtinën, megjithatë papritur Peci ishte hedhur si “raketë” me grushte dhe e shtriu përtokë gjyqtarin, duke lënë të heshtur tërë sallën në Podgoricë.

Fatmirësisht reagojnë sigurimi dhe kryesitë e klubit dhe Zhivkoviqi kishte shpëtuar mirë.

Pecit i kujtohet si sot ajo kohë. “Atëherë kundër nesh nuk ka pasur gjasa me fituar, por politikisht kemi qenë të dëmtuar”, kishte thënë Peci.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu 

By admini