bjeshkataret-e-rumise-dhe-shkembit

Foto: Shkembi

Masakra e Tivarit është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.

Për të rikujtuar atë kohë të dhimbshme në mënyrë që të mos harrohet dhe të mos përsëritet më, SHB “Rumia” nga Ulqini organizuoi rrugërimin e radhës   “Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”. Në këtë rrugëtim morën pjesë edhe bjeshkatarët e SHB ‘’Shkëmbi’’ nga Prishtina, shkruan Ulqini Online.

Rrugëtimi ishte i gjatë rreth 15 km kurse rruga që u përshkua ishte nga nga Kalaja e Tivarit e deri në fshatin Ljarë të Krajës, rrugë që përkon me atë që kaluan një pjesë e të mbijetuarëve të asaj ngjarje të rëndë për shqiptarët.

Në këtë rrugëtim, relativisht të vështirë, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i bjeshkatarëve.

By admini