copacabana-1-majUlqini ditën e parë të muajit maj ngjante me ditët më të nxehta të sezonit turistik.

Numër shumë i madh i automjeteve që nga orët e hershme të mengjesit të 1 majit por edhe nje natë me heret në doganen e Muriqan – Sukubinës, pastaj tollovi nëpër shetitoret dhe plazhet, shumë mysafirë në Valdanos dhe Adë shoqëruar me organizime të shumta mund të çojnë në nje përfundim: nësë me mengjes shihet dita e mirë, sezoni turistik i këtij viti do të jetë shumë i mirë.

Mediat elektronike dhe te shkruara japin edhe shifrat e para ku sipas tyre numri i mysafirëve këto dy ditë në Ulqin ka qenë më i madh se 20 000 veta.

otrant-1-maji

Para-cruiser-1-maji

copacabana-1-maj

By admini