Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, së shpejti deputet në Parlamentin e Malit të Zi, në vend të Genci Nimanbegu. Këtë informacion e dha për CDM, bartësi i Listës Shqiptare, në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj.
“Sipas marrëveshjes së arritur më herët brenda Listës shqiptare, për ndarjen për gjysmë të të gjitha rezultateve të arritura, pas disa javësh, do të ketë rotacion të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Kështu, në vend të Forcës, me deputet do të përfaqësohet Lidhja Demokratike e Shqiptarëve (LDSH), si partnere e Alternativës Shqiptare në Forumin Shqiptar Të gjitha këto, sipas parimeve të përcaktuara nga marrëveshja”, tha Gjeloshaj në një deklaratë. për CDM.
Ai theksoi se Lista Shqiptare (ASH, Forca, LDSH, UT, Perspektiva), dhe ai si bartes i saj në zgjedhjet e fundit parlamentare dhanë një kontribut të madh në formimin e qeverisë së re.
“Si bartes i listes, në emër të Listës Shqiptare, kam pasur dhjetëra e dhjetëra takime, pothuajse me të gjithë votuesit dhe vetë mandatarin, për të formuar përfundimisht një qeveri pro-evropiane. Jam shumë krenar që arritëm të bëjmë një marrëveshje dhe që, së shpejti do të kemi mundësinë të zgjedhim Qeverinë e 43-të të Malit të Zi, e cila, jam i bindur, do ta afrojë Malin e Zi me Bashkimin Evropian. Që në fillim nuk kemi vendosur asnjë kusht, përveç kërkesës që qeveria e ardhshme të jetë pro-evropiane dhe gjithëpërfshirëse”, tha Gjeloshaj.
Siç ka bërë të ditur, në një prononcim për CDM, Lista shqiptare me shumë gjasa do të ketë një ministër në Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi dhe me gjasë atë të Administratës Publike. “Sipas marrëveshjes, por edhe mbështetjes së votuesve, ai vend i takon Alternativës Shqiptare dhe shumë shpejt në organet e brendshme partiake do të përcaktojmë emrin e kandidatit që do t’i përgjigjet më së miri të gjitha sfidave që paraqet ky funksion”, tha Gjelodhaj në një deklaratë për CdM. /malesia.org/

By admini