
Vuçiq, Zaev dhe Rama
Portali medial pro-qeveritar serb “Politika” ka publikuar një analizë përmes së cilës theksohet se vendet perendimore -Kuinti, e sidomos Britania e Madhe, janë të interesuar ta eliminojnë inciativën “Ballkani i Hapur.”, transmeton Ulqini Online.
Sipas artikullit, fakti që Serbia është pozicionuar pro Rusisë dhe se kjo iniciativë forcon pozitën e Serbisë në Ballkan, si e tillë paraqet pengese për afrimit te rajonit me perendimin dhe, në të njëjtën kohë, vazhdon t’i mundesojë Rusise influencën në rajon.
Per kete arsye, sipas artikullit, po synohet qe t’i jepet Bullgarisë një hapsirë më te madhe, në mënyre që ta minimizoje rolin e Serbise në rajon.
Si deshmi për këtë është përmendur një takim i mbajtur këto ditë në Sofje për cështje të sigurisë se rajonit te Ballkanit, në të cilin kanë marre pjesë kryeministrat e Bullgarisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Rumanisë, por ku nuk janë ftuar as Serbia e as Shqipëria.