
Forca e Re Demokratike ka reaguar në Vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për dhënien 200.000 euro ndihmë për TV Vijesti, TV Nova M dhe TV Prva. Sipas këtij subjekti, duke lexuar shpjegimin e qeverisë për dhënien e ndihmës për mediat e privilegjuara, të krijohet përshtypja se i mandatuari është prekur rëndë nga gjendja financiare e mediave KOMERCIALE, të cilat janë herë financiarisht vështirë të mirëmbahen në tregun e vogël dhe herë të prekur nga pasojat e pandemisë COVID -19, transmeton Uqini Online.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë kumtesen e Forcës.
Forca e Re Demokratike reagon në Vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për dhënien 200.000 euro ndihmë për TV Vijesti, TV Nova M dhe TV Prva. Duke lexuar shpjegimin e qeverisë për dhënien e ndihmës për mediat e privilegjuara, të krijohet përshtypja se i mandatuari është prekur rëndë nga gjendja financiare e mediave KOMERCIALE, të cilat janë herë financiarisht vështirë të mirëmbahen në tregun e vogël dhe herë të prekur nga pasojat e pandemisë COVID -19.
Që mandatari hyri në kostumin e “regjimit të kaluar”, tregon fakti se ai i referohet të njëjtave konkluzioneve të pushtetit të kaluar, duke vazhduar kështu praktikën e ndihmës së mediave që besohet se janë të privilegjuara.
Siç ndodh zakonisht. Po të mos ishte qesharake, do të ishte e trishtueshme.
Për ne është e paqartë se si mund të thuhet se është në interes të publikut kur bëhet fjalë për mediat komerciale dhe rrjedhimisht mediat që krijohen për përfitim, dhe që kanë selinë në Beograd apo janë në ato rrugë. Nëse bëhet fjalë për interes publik, mbetet e paqartë se si është arritur ky përfundim pa përfshirë mediat e tjera.
Është gjithashtu dëshpëruese që kjo është kërkesë për të marrë fonde të rregullta deri në ditë më të mira (lexo, zhdukja e konkurrencës).
Rregullat vlejnë njësoj për të gjithë. Kjo do të thotë se duhet të ndihmojmë edhe ato media që funksionojnë në një treg më të vogël, siç janë mediat lokale, veçanërisht ato që i shërbejnë popullatës autoktone të shqiptarëve në Mal të Zi, si: TV Boin, e cila transmeton programin e saj ekskluzivisht në gjuhën shqipe dhe është jetike për shqiptarët në Mal të Zi e poashtu INTERES PUBLIK, TV Teuta, e cila ka një program dygjuhësh, duhet përkrahur për kontributin e dhënë multikulturalizmit, sepse edhe ajo është INTERES PUBLIK, TV Rozhajë, që transmeton herë pas here disa emisione në gjuhën shqipe, këtu duhet përfshirë edhe Komunën e Rozhajës, e cila do të përmirësonte më tej transmetimin e emisioneve në gjuhën shqipe dhe në këtë mënyrë do të nxiste edhe më shumë popullsinë autoktone shqiptare, sepse është në INTERES PUBLIK, Radio Zëri i Plavës dhe i Gucisë në bashkëpunim me komunat lokale duhet të udhëzohet që të transmetojë edhe shqip, sepse është e rëndësishme për shqiptarët autoktonë në ato komuna dhe ky është INTERESI PUBLIK dhe mediat tjera që do të transmetojnë disa emisione në gjuhën shqipe.
Forca e Re Demokratike