Shtëpia e Sulejman Mano Trumës, dhe pasojat e tërmetit të vitit 1979 në Kala.

Kanë kaluar 43 vite nga Tërmeti katastrofal i vitit 1979 i ka lënë pasoja të rënda në veçanti ne Kalanë e Ulqinit. Ne të cilët jetojmë në Kala dhe besoj se asnjë kalali pavarësisht se ku jeton tash, këtë datë nuk e harron kurrë. Termeti ka lënë pasoja të mëdha dhe të rënda. Ka pasur viktima dhe ajo ka qenë humbja më e madhe dhe më tragjike, kurse damet në infrastruktur është vështirë të përshkruhen, kështu shkruan në një shkrim të tij aktivisti i njohur z. Ismet Karamanaga, transmeton Ulqini Online.

Intenca e shtetit të asaj kohe ishtë që ne të shpërngulemi nga Kalaja, mirëpo ne nuk jemi dorëzuar kurrë. Bartësit e kësaj rezistence ishin Jakup Nimanbegu dhe Ismail Bushati. Veprimi i tyre i rallë, guximi dhe trimëria e treguar kundër atyre që deshën t’i largojnë banorët e Kalasë së Ulqinit nga trojet e tyre 2500 vjeçare nuk guxohet të harrohet. Prandaj, ti kujtojmë dhe mos ti harrojmë kurrë, pëprfundon shkrimin e tij z. Karamanaga.

Kalaja e Ulqinit është ndër qytetet rralla të vjetra, jo vetëm shqiptare, që vazhdon të mbetët e banueshme.

By admini