
Nëse ka një komedi shqiptare që nuk i humbet kurrë vlera dhe vazhdon të pëlqehet nga çdo moshë është “Pallati 176”. Me regji të Alfred Bualoti e Andon Qesari dhe aktorët: Roland Trebicka si Jovan Bregu, Elida Janushi si Marjeta, Pavlina Mani si Liria, Violeta Manushi si Teto Rita etj,. ishte komedi e cila pothuajse e dinin në mend shqiptarët kudo që jetojnë, shkkruan Ulqini Online.
Akoma janë të freskëta dhe mbahen mend batutat nga kjo komedi e jashtëzakonshme.
“Ah drejtor, ah drejtor, o të bëj krushk… o plaçç në vend ishalla”
“Jo në këtë botë, po as në atë botë nuk të flas”
“Ëëëëë, plasën çokollatat edhe këtej”
”Krushqi me Jovan Bregun, pupupupu”
“Jo me jo ishin ca si të buta vetë”
“Unë e shikoja që ai më donte edhe ai nuk ma thoshte dot prandaj unë ja thashë vetë e para”
“O Fredi atë babin tënd, e njeh mirë ti apo jo? Jo moj nuk e njoh se kam parë ndonjëherë… Ku e di unë kush është babai im!”
“Po qaj ti moj, qaj plas. Irena mos qaj, ti Irena mos qaj”
Sot, në një shkrim të tyre, stafi realizues i një projekti për shfaqjen e kësaj komedie në Ulqin me interpretim të aktorëve nga qyteti jonë, tregojnë për shfaqjen që do të jepet gjatë fundjavës në Qendren për kulturë.
”Mbas shumë ngjarjeve komike (politike)është koha për një Komedi teatrale.Prezantojmë para juve komedinë e njohur “Pallati 176″E diel, datë 17 prill, ora 21:00 në Qendër për kulturë Ulqin. Ju mirëpresim!”, shkruhet në postin e përbashkët të pjestarëve të stafit realizues, Musa Hoxhiq, Jetmira Hoxha dhe Edina Mustafiq.