
Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ nëpërmes një kumtese për media njofton se kanë bërë të mundur ndërrimin të gjitha dyerve të amortizuara të sallës së Edukatës fizike të shkollës fillore ‘’Bedri Elezaga’’ në Katërkollë, transmeton Ulqini Online.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë kumtesen e këtij fondi.
Ndërrimi i dyerve të amortizuara të sallës së Edukatës fizike në shkollën e Katërkollës
Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ gjatë muajit të kaluar ka intervenuar në ndërrimin e të gjitha dyerve të sallës së Edukatës fizike të shkollës fillore ‘’Bedri Elezaga’’ në Katërkollë.
Duke parë gjendjen e këtyre dyerve të cilat ishin pothuajse tërësisht të amortizuara si dhe pasojat që mund të kenë në shëndetin e nxënësve që ndjekin mësimin apo dhe fëmijëve tjerë që i shftytëzojnë këto hapsira ishte e domosdoshme intervenimi. Në këtë mënyrë drejtuesit e Fondit ‘’Trojet tona’’, pas njoftimit për gjendjen e ambienteve të sallës së Eduaktës fizike vendosen të ndajnë mjetet për vendosjen të dyerve të reja.
Vlera e përgjithshme e këtij intervenimi është 2500€.



Ky intervenim ishte më së i domosdoshëm dhe për këtë udhëheqësia e shkollës dhe nxënësit falenderojnë fondin tonë.
‘’Në emër te të gjithë nxënëseve te shkollës dhe te gjithe te punsuareve falenderojmë Fondacionin Humanitar “Trojet Tona” ne SHBA per kontributin e dhënë në ndërrimin e të gjitha dyereve në sallën e Eduktaës fizike.
Ju jeni ambasadoret e shkollës tone!’’, kështu thuhen në një falenderim nga shkolla fillore ‘’Bedri Elezaga’’ në Katërkollë.
Fondi humanitar shqiptar-amerikan ‘’Trojet tona’’ do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të ndihmojë shkollat tona për të mirën e nxënësve dhe fëmijëve tonë.
Nju Jork me, 08.04.2022
Shërbimi për informim i Fondit humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’