Maskat mbrojtëse, nuk do të jenë më të detyrueshme të mbahen, por ky do të jetë vetëm rekomandim në shkolla, markete, qendra tregëtare dhe sallat sportive, ka deklaruar në emisionin e mëngjesit të TVMZ, ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq -Bojoviq.
“Prej të enjtes, kur do të kumtohen edhe masat e reja, maskat do të jenë të detyrueshme në institucionet shëndetësore, vendosjet kolektive dhe në transportin publikë”, ka shtuar ajo.

Orët mësimore gjithnjë do të zgjasin 30 minuta derisa të mos përmirësohet situata.
“Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm. Korona disa herë na ka befasuar për të keq. Situata aktuale është më e volitshme dhe më stabile. Shënohet rënie e dukshme e të sëmurëve në nivelet ditore si dhe rënie e të shtruarve në spitalet”, ka theksuar ajo.

Gjatë kësaj jave do të kemi masa edhe me një shkallë më të lartë të liberalizimit por përmes vërejtjes. “Grupi punues për këtë javë ka analizuar situatën dhe është rekomandim se maskat do të jenë masë e detyrueshme në objektet shëndetësore, vendosjet kolektive dhe në transportin publikë. Bartja e detyrueshme e maskave në shkolla, markete, qendra tregëtare dhe sallat sportive, tani do të jetë vetëm rekomandim e jo detyrim”, ka kumtuar ministrja Boroviqini-Bojoviq. /rtcg/

By admini