Koha po tregon se kah është nisur dhe kah po shkon e ashtuquajtura Maqedonia e Gruevskit…?!
NEW YORK : Ngjarje të tilla si kjo, se gazetari i INA-s, gazetari shqiptarë Fërgim Demiri, të shtunën në mbrëmje u sulmua nga stafi i sigurimit të Qendrës për Kulturë në Manastir, u fye në baza etnike dhe u tërhoq zvarrë duke i thënë që mos të shkojë kurrë më aty, marrin vetvetiu përmasa tepër shqetësuese.
Megjithëse, fatëkeqësisht dhe për keq ardhje, shtypi shqiptar të paktën e la në “hije” këtë ngjarje, ndërsa për çdo ditë, ata nuk hezitojn të shkruajn dhe të mbrojn gazetarët maqedonas si Jovanovskat, Nedelkovskat e shumë të tjerë, ( të kuptohemi gazetarët duhen mbrojtur njësoj qoftë ata maqedonas, qoftë shqiptarë e të tjerë ) të cilët ka kush i mbron dhe shumica bëjnë agjitacione partiake se sa për të promovuar fjalën e lirë, shkruante INA.
Në një shtet si Maqedonia me plot probleme sociale e politike, dhe ato ndërnacionale është e çuditëshme se si mundte të heshtet në raste të tilla, madje kur ato janë në baza nacionale, dhe bëhet fjalë për një gazetarë dhe një medie prestigjoze nga Maqedonia.
Vend ky, i cili është e prekur edhe në raportin mbi të drejtat e njeriut në Maqedoni i Departmentit të Shtetit të Qeverisë Amerikane, në pjesën e saj, kur flitet edhe për lirinë e shtypit dhe frikësimin e medias nga zyrtarë publikë dhe elementë kriminalë, pastaj edhe kufizimet mbi lirinë fetare dhe vandalizmin në baza fetare.
Asnjeri nga ne nuk e vë në dyshim atë se përse Qeveria e Maqedonisë, organet kompentete të saj, nuk ua bëri “terr qerpiku” me atë çfarë ndodhi, qoftë edhe me një dekleratë sa “për sy e faqe “, por si ka mundësi, partitë politike, shqiptare madje edhe ajo që është pjesë e kësaj qeverie të heshtin dhe të mos regaojnë që raste të tilla të mos përsëriten më dhe të dënohen.
Shtypi, shqiptarë përse nuk e mbështesin polotësisht kolegun e tyre të nderuar, i cili është sulmuar në krye të detyrës për të informuar rreth aktivitetit kulturor. Apo janë të ndikuar, nga servilizimi ndaj qeverisë, cmira dhe xhelozia për njeri tjetrin…..
Ngjarja në fjalë për mendimin e tim, ndoshta edhe jam gabim është një pigment tjetër – për të treguar dhe tërhequr vëmendjen – pas atyre ngjarje që ndodhën me inskenimin e qeverisë së Guevskit në Goshnicë, se :” Koha po tregon se kah është nisur dhe kah po shkon e ashtuquajtura Maqedonia e Gruevskit…?!
Mbasi në cilin vend të botës përveçse në Maqedoni si tregon fakti mund të ndodh që të ndalohet gazetari, të sulmohet fizikisht, nga stafi i sigurimit të Qendrës për Kulturë, dhe të fyet në baza etnike duke e tërhequr zvarrë, dhe duke i thënë që mos të shkojë kurrë më aty,
Dhe, së fundi me plotë të drejtë drejtori i INA Naser Pajaziti, ka thënë mbas kësaj ngjarje “se sa e vështirë është të jesh shqiptar dhe gazetar në Manastirin tonë, lehtë në Tetovë, Gostivar e Zajaz…..!