Nënkryetar i Forcës se Re Demokratike dhe kandidat për këshilltar Dr Ilir Çapuni, ka mbajtur sot një konferencë për media ku nndër të tjerave ka treguar për ”parregullsi dhe abuzime të ndryshme që fatkeqësisht i kanë njollosur këto zgjedhje”. Ai edhe përkundër këtyre ju drejtohet qytetareëve që të dalin e të votojnëlpër kandidatët që dëshirojnë.

Fjalën e plotë të Çapunit mund ta lexoni më poshtë.

Faleminderit që keni ardhur në këtë konferencë për shtyp me rastin e procesit zgjedhor për Komunën e Ulqinit. 

Shprehim ndërkohë keqardhjen sepse ka pasur aktorë politik që nuk iu janë përmbajtur heshtjes zgjedhore që filloi të premten në mesnatë dhe do të duhet të zgjasë deri në përfundim.

Nga njerëzit tanë në terren janë raportuar parregullsi dhe abuzime të ndryshme që fatkeqësisht i kanë njollosur këto zgjedhje. 

Përveç investimeve publike elektorale dhe asfaltimet zgjedhore, janë raportuar dje dhe sot për presione ndaj të punësuarve si dhe përpjekje për blerje votash.

Prandaj ftojmë institucionet përkatëse që t’i regjistrojnë këto raste dhe të reagojnë sipas kompetencave ligjore ndaj këtyre shkeljeve. 

Pavarësisht këtyre problemeve, ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ndikohen nga këto përpjekje, por të votojnë për atë parti politike apo kandidat që ata dëshirojnë. 

I kërkojmë të gjithëve që të dalin të votojnë, sepse sot është dita kur politikanët duhet të heshtin dhe të dëgjohen vetëm votuesit. 

Ne iu dëshirojmë të gjithëve një ditë të qetë, zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike për të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit.

Dr Ilir Çapuni,

Nënkryetar i Forcës se Re Demokratike
Kandidat për këshilltar

By admini