Shkruan: Esat Mehemti

       Edhe pak ditë na ndanë nga zgjedhjet lokale që do të mbahen në Ulqin. E veçanta e këtyre zgjedhjeve, është se, subjektet shqiptare, dalin ndaras dhe të përçara,( përjashtim bën këtu, një koalicioni  tepër i ngusht ).

Krerëve të politikës shqiptare, kryesisht në Malin e Zi, duket se iu mungon kuraja e bashkëpunimit. Këta, me veprimet e tyre të pamatura mirë, po bëjnë hapa të gabuara , japin  karakterin e ulët politik. Një politikë që përçanë e shkatërron për synime të rastit, është politikë shterpë dhe krijon antivlerë !..Këta kanë zgjedhur rrugën më të keqe, atë të ndarjës, duke reflektuar mungesën e kulturës politike. Këta, siç thotë një fjalë e urtë popullore; “Inati seme re, vraje Zot tem birë”

Mendoj se subjektet politike shqiptare, janë në një krizë të thellë dhe  kjo vjen nga mungesa e identitetit dhe paqartësia e linjës ideologjike dhe asaj kombëtare .

Këtu, problemi  kryesor dhe ndoshta  më i madhi është  inati dhe kryeneçsia, është  servilizmi. Këto “virtyte “ kanë mbetur si një virus, e që vijnë  në mungesë të theksuar të cilësive individuale. Për këtë arsye, drejtuesit politik nuk ndjehen të sigurt, andaj  dhe zgjedhin mënyrën e  t’u bërit urë për të mbijetuar.

Problemi  tjetër është injoranca e tepruar, e cila është tepër e pranishme. Pra, tashmë është  krijuar bindja se të bëhesh politikan i zoti në këtë mjedis, nuk ka nevojë të kesh shumë  kualifikime apo të jesh i dalluar në fushën profesionale. Kushti i vetëm është të luash lojën, të shtiresh si lojtar i mirë dhe ta pasosh topin tek interesat personale.

Në këtë mjedis, politika shqiptare, po kalon nga faza tradicionale në atë klanore. Kjo do të thotë se; politikën nuk e bëjnë figurat që drejtojnë partinë politike, por janë klanet ose grupet e interesit. Ne jemi një vendi i vogël, pak i zhvilluar dhe kjo sjell vetëm një grup ose një klan i cili dikton. Pothuaj tek të gjitha partitë  shqiptare të këtij mjedisi, udhëhiqet një politikë pa strategjinë e duhur dhe pa taban kombëtar. Pra, në politikën tonë nuk kemi larmi vendimesh dhe të ideve , thënë shkurt nuk kemi vizion., çka ka kulmuar në zbehjene vlerave tona. Kemi vetëm interesin personal !. Kjo e varfëron politikën dhe e bën të brishtë  demokracinë në përgjithësi. Këto janë vetëm disa  nga problemet thelbësore të politikës sonë që  e pengojnë zhvillimin  e demokracisë dhe  të vendit në përgjithësi. Andaj, për sa kohë do të kemi një  politikë shtërpë , politika shqiptare do të vazhdojë të jetë klienteliste, jo funksionale dhe  negative .

         Ç’farë do të sjellë përçarja e partive politike shqiptare  ?

Nuk është hera e parë që subjektet shqiptare të këtij vendi të vogël dalin të përçara. Shpesh fitohet bindja se NE jemi të zot për t’u përçarë, e jo për t’u bashkuar  !. Ne edhe me dreqin e mallkuar shkojmë, por mes veti JO. Çuditërisht, o Zot qa keq !.

Për shkak të fërkimeve brënda subjekteve shqiptare, bëhen edhe kompromise të dhimbshme, duke lidhur koalicione të panevojshme, madje dhe parazgjedhore, herë me njërin, e herë me tjetën palë. Koalicioni i arritur,”i madhi “ lexohet qartë, se duke gjetur strehim me subjekte të tjera joshqiptare, shkojnë më tepër drejt mbajtjes së pozitave  në skenën aktuale politike, këtu synimi kryesor është lakmia e madhe për pushtet. Vaj halli !

Se sa do të jetë i suksesshëm ky kompromis do të shihet nga rezultatet e arritura në zgjedhjet lokale të 27 marsit. Sido që të jetë, të elektorati shqiptarë është krujuar një huti e madhe, duke shkur herë në një krah, e herë në krahun tjetër, madje aktorët  poliutik akuzojnë njëri-tjetrin për keqmanaxhim, duke harruar se kanë bashkëqeverisur.

Ju zotëri të politikës shqiptare, pa nevojë faktorizoni subjektet joshqiptare. Këto kalkulime për momentin mund t’u sjellin përfitime të çastit, por  nuk sjellin suksese, sjellin vetëm humbje të imazhit .

Ndarja, gjithherë ka dëmtuar reputacionin e partisë dhe ka vënë në rrezik të ardhmen e saj. Ndarja do të ndikojë në besueshmerinë e partisë. Ndarja ngatërron votuesit dhe i bën  konfuzë se kush është në të vërtetë në krye të partisë se tij. Andaj, kjo si pasojë do të sjell medoemos edhe rezultate shumë të ulëta.

 Ky është një tregues i mirë, që për sa kohë subjektet shqiptare vazhdojnë të jenë streha e dikujt tjetër, dhe në nungesë absolute të qartësisë, atëhrë edhe votuesi e humbë besimin.

Këtu, edhe më e dhimbshme është relacioni qendra-baza, kjo, pothuajse u këput fare dhe si rezultat i gjithë kësaj neglizhence kemi braktisje  dhe shkapërderdhje  të elektoratit.

Në një vend demokratik, partitë politike duhet të jenë para së gjithash demokratke brënda vetës së tyre, në mënyrë që ato të mund të prodhojë demokraci për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Lideri  dhe lidërshipi politik ka përgjegjësi për të gjetur format më të mira të vendimarrjës. Ai duhet të ofrojë potencial dhe alternative të reja. Nëse partitë nuk shihen si alternativë, nëse nuk kanë mbeshtetjen e duhur dhe nëse ka mosbesim në integritetin e tyre, atëherë dhe  rezultatet janë të ulta. Sa më demokratike është një parti nga brënda, aq më shumë shanse dhe siguri ka që partia të krijojë sjellje të reja politike nga jashtë .

Duhet theksuar se dikur, të gjithë shqiptarët iu gëzuan lajmit se partritë politike shqiptare  në Tuz u pajtuan të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale, në mars 2019. Ky gjest pati jehonë jo vetëm në Malësi, por edhe në mbarë hapësirën shqiptare, andaj dhe është për t’u përshëndetur. Kjo dëshmon qartë se përçarja dhe ndasitë  e subjekteve shqiptare  gjithmonë kanë  përfunduar me humbje

Një vullnet i tillë nuk u prefill në Ulqin. Subjektet shqiptare edhe përkundër  faktit që e paten mundësinë e duhur të bashkëqeverisin, por duke mos i lënë anash huqet  dhe inatet personale, futen tjetrin në mes, madje edhe duke iu marrë timonin e qeverisjes lokale. E gjithë kjo katrahurë erdhi  me fajin e juaj Zotëri !,

                   Populli thotë ; “Loja e minjve, nafaka e dacit”

…dhe sot dëgjojmë një mal me akuza ndaj njëri-tjetrit për keq manaxhim në bashkëqeverisje ?!

E sot serish është jetësuar i njëjti model, por në një formë tjetër.

Po çfarë keni për t’i thënë popullit më, o zotëri të politikës ? !

Sidoqoftë, deshe, s’deshe, përseri do të bashkëqeverisni, nga se numërat do t’u  ungojnë .

By admini