Koalicioni “Fillim i ri” nuk do të marrë pjesë në debatat të organizuara nga TV Teuta. Në kumtesen e tyre ky koalicion arsyeton se nuk marrim pjesë në debata parazgjedhore në mediume të cilat janë pronë e partive politike, transmeton Ulqini Online.

Koalicioni “Fillim i Ri” ka një program superior dhe njerëz që do ta zbatojnë atë në praktikë. Kjo shihet dhe ndihet në çdo hap në gjithë territorin e komunës së Ulqinit. Ne kemi kontakte, tubime dhe tribina të përditshme me qytetarët e Ulqinit dhe jemi të njohur si njerëz që bashkëbisedojmë, shprehin mendimet dhe qëndrimet tona duke bërë dialog. Kjo I referohet edhe pjesëmarrjes tonë në debate mediatike, siç do të jetë rasti në Radio Televizionin e Malit të Zi, vazhdon kumtesa.

Ky është televizion ku thehen dhe përjashtohen të gjithë parimet objektive të gazetarisë dhe shërben si mjet promovimi i partisë i të së cilës është pronë. Ne jemi kundër faktit që qytetarët të informohen në mënyrë subjektive dhe nuk duam t’i japim legjitimitet kësaj dukurie dhe ky është shkaku kyç i mosardhjes sonë, përfundon kumtesa e koalicinit ”Fillimi i ri”.

By admini