Sara Kraja

Gjatë vikendit me datë 19-20.03.2022 në Belgjikë u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së i nivelit G2/E2, një ndër aktivitet më të mëdha të Taekwondo-së në Europë të këtij niveli. Aktivitet ky i cili shërben për rang listën botërore dhe grumbullimin e pikëve për lojrat Olimpike. Morën pjesë afro 1600 sportist nga 74 vende. Taekwondo Ulqini u prezantu me tre sportiste.

Garuesja më e sukseshme ishte Sara Kraja e cila fiton medaljen e argjendit 🥈. Me tre ndeshje të fituara kundër Francës, Kanadës, Greqisë, ajo u ndal në finale nga përfaqësuesja e Holandës.

Garuesja Arta Ismailaga fiton ndeshjen e parë kundër Francës, ndërsa ndeshjen e dytë humbet mu në sekondën e fundit e cila ishte shume pran medaljes të këtij niveli. Garuesja e tretë Amela Nuti u ndal në ndeshjen e parë nga përfaqësuesja e Polonisë.

Falenderojmë të gjithë sponsorët në përkrahje të sportistëve tanë.

Përgaditur nga:
Fikret Dushku, prof.

By admini