
Dukuria e asfaltimit të rrugëve të qytetit të Ulqinit por edhe të zonave përreth gjatë kohës së fushatave është një praktikë e dekadave të fundit. Njëjtë siç duket është edhe në këtë fushatë. Të gjithë qytetarët pajtohen për nevojën e asfaltimit të rrugëve por pothuajse të gjithë njëzëri nuk pajtohen me kohën e ralizimit të këture punimeve, shkruan Ulqini Online.
Për këtë temë mund të lexosh shkrime të shumta këtzre ditëve. Kështu qytetari Medi Suma për këtë tematikë shkruan se këto investime janë nga ‘’taksat tona dhe se qytetari nuk meriton të ulët kaq shumë’’.
‘’Nuk pa mbetë rrugicë pa u asfalltu e nuk mbet politikan pa ardh me i përuru…
A ka kush me dal n’tv me ia spjegu ktijë popull që rruget i asfallton komuna e indirekt “NA” me taksat tona?
A ka kush e reflekton këtë popull që nuk e meritojm kaq shumë me na ulë?
A ka kush që iu tregon këtyre zotërive që nuk shtrohet asfallt vetem 10 ditë para votimeve?
A eshte turp kjo?!
Ndërkoh urime edhe e gezofshin tgjithë por ato që kan ardh me i përuru e mu fotografu me asfallt a thu kan ardh vet apo ju ka msu rrugen dikush’’, shkruan z. Suma në shkrimin e tij.
Në një koment tjetër një qytetar tjetër, Besnik Astafa ,shpreson që kësaj praktike ti vi fundit.
‘’Nuk na ban pershtypje kurgja ma se kjo pune ka 30 vjet qe perseritet. Do Zoti ju vjen fundi shpejt ktyne mashtrimeve se boll ma’’, shkruan Astafa.
Këto janë vetëm disa opinione të shkëputura nga shkrimet e shumta që mund të hasesh gjatë këtyre ditëve. Politikanët e rinj jo domosdo po sjellin edhe politika te reja dhe ndryshimin që presin qytetarët e komunës sonë.