
Ilustrim
Shpresojmë se mandatari për përbërjen e Qeverisë së re, Dritan Abazoviq, javën e ardhëshme, do të njoftoj me shkrim Kuvendin dhe kryesuesin e saj, se është i gatshëm të paraqes konceptin dhe programin e punës të Qeverisë së ardhëshme, ka deklaruar deputeti nga koalicioni “E zeza mbi të bardhën”, Millosh Konatar. Siç shkruan rtcg, ai ka shtuar se në këtë mënyrë, edhe formalisht, plotësohen kushtet për të konvokuar mbledhjen e Kuvendit, transmeton Ulqini Online.
Siç është kumtuar nga Lëvizja qytetare URA, Konatar ka biseduar sot me ambasadorin e republikës së Sllovakisë, në Mal të Zi, ekselenca e tij, Boris Gandel, i cili, ka shprehur interesimin lidhur me ngjarjet aktuale në Mal të Zi dhe procesin e formimit të Qeverisë së pakicës.
“Është e domosdoshme që liderët parlamentar, t’i mundësojnë demokracisë parlamentare të funksionoj, të çbllokojnë institucionet. Mali i Zi, si vend kandidat për anëtarësim në BE, duhet të ketë institucione funskionale dhe efikase në kohëra sfiduese”, ka thënë ambasadori Gandel.