Kohë më pare kryetari i Forcës Genci Nimnabegu njoftoi opinionin e gjërë me kërkesat e subjektit të tyre politik për qeverinë e re që pritet të formohet. Ndër ata kërkesa ishte edhe ndryshimi i ligjit mbi pronësi shtetrore-bartja e të drejtave pronësore nga shteti te komunat dhe miratimi i akteve nënligjore me qëllim eliminimin e pasojave të dëmshme të shkaktuara nga zbatimi i tij nga viti 2009, shkruan Ulqini Online.

Kërkesat tjera kishin të bëjnë me miratimin e ligjit për të Mirat detare, i cili u jep komunave juridiksion mbi atë zonë; të sigurohet zhvillim të balancuar rajonal dhe të vazhdojë procesin e decentralizimit me theks në arsim, kulturë, planifikim hapësinor, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik në zonat ku jetojnë shqiptarët; dhe sigurimi i mandateve të garantuara për shqiptarët në Mal të Zi.

Në një cicërimë të kandidatit për kryeministër të Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq, mund të mësohet se kërkesat e Nimanbegut janë të pranueshme.
”Si mandatar për përbërjen 43-të që Qeverisë së Malit të Zi, janë të pranueshme kërkesat e kryetarit të Forcës dhe deputetit Genci Nimanbegu. Reforma zgjedhore dhe përgatitja e zgjedhjeve do të jenë në fokus të ekzekutivit të ri. Duke punuar së bashku do të zgjedhim modelin më optimal për propozimin e ndryshimeve në Ligj”, shkruan Abazoviq.

By admini