Me datë 10 mars 2022 ekipi i Shtëpisë së Shëndetit i përbërë nga Dr. Sadije Hollaj, Dr. Zylfije Duraku, z. Kujtim Ismajlaga dhe z. Mark Junkoviq realizuam takim me Ministrinë e Shëndetësisë rreth fillimit të ndërtimit të sallës së operacionit në Maternitetin e Ulqinit, kështu shkruan në një post të saj drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit Dr. Sadije Hollaj, transmeton Ulqini Online.
Aprovimi i amandamentit te inicuar nga deputeti z. Genc Nimanbegu per adaptim dhe pajisje me sallë të operacionit të Maternitetit në Ulqin është vazhdimësi e kërkesave tona permanente. Kërkesa jonë ishte që përveç këtij projekti të realizohet edhe ndërtimi i Spitalit të Ulqinit. Ministria e Shëndetësisë e aprovoi realizimin e sallës së operacionit. Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë për t’i realizuar këto projekte. Sot, me datë 15 mars 2022 pritëm në takim deputetin, z. Genc Nimanbegu dhe ekipen e tij, me ç’rast diskutuam dhe u dakordum që të vazhdojmë bashkëpunimin deri në realizimin e plotë të këtij projekti, përdundon shkrimi i drejtoreshës Dr Sadije Hollaj.