Si reflekton kjo në njohuritë e nxënësve, sa e vështirë është të gjesh një ekspert të mirë në këto fusha dhe çfarë mund t’i motivojë studentët të zgjedhin drejtimet e mësimdhënies?, kjo ishte temë e progmarit të mëngjesit në TV Vijesti, transmeton Ulqini Online.
Çdo i treti mësimdhënës që jep matematikë në shkollat në Mal të Zi nuk ka fakultet të mësimdhënies. Situatë pak a shumë e njëjtë është edhe në drejtimet tjera të shkencave natyrore.
Situata pothuajse e ngjashme është edhe në qytetin e Ulqinit.
Problemi në fjalë nuk është që ka mungesë të nxënësve të talentuar në këto lëndë por që këto nxënës nuk marrin mundin të regjistrojnë drejtimet të tilla pasi e ardhmja e tyre është shumë më e mirë në ç’fardo zgjedhjeje tjetër që do bënin. Të ardhurat në arsim janë ndër më të ultat dhe si të tilla largojnë interesin për studime në drejtime të tilla. Nëse kësaj i shtohet edhe shkalla e vështirësisë së këtyre drejtimeve atherë rezultati është ky që është.