Nga Gazmir Halimehmeti*
“Folk është populli, turbo është sistemi i injektimit të karburantit nën presion ne cilindër të maqinës me djegje të brendshme. Turbofolk është djegja e popullit, ndezja e pasioneve më të ulëta tek Homo Sapiensi. Muzika është simotër e të gjitha arteve, turbofolku nuk është muzikë, turbofolku është e preferuara e masave, një kakofoni e te gjithë shijeve dhe aromave”- thotë këngëtari Rambo Amadues.
Niveli i politëkës ne Ulqin vazhdon me elemente të turbofolkut , muhabete për masa –popullizëm.
Listat në garë për këto zgjedhje janë shumica pa vlera të cilat i kërkon koha. Fenomen ky i trashëguar me dekada, pasojë e te cilës Komuna është institucion me shërbime joadekuate , jofunksionale dhe krytetar të pa vizion e ide, prej atij energjikostrategjik tek ai që gjoja donte të bënte Dubai Ulqinin dhe Anen e Malit të paiste me 9 mijëra kren lopë, deri tek te ky tash qe po rregullon qytetin në Facebook . Kandidatët nëpër lista shumica nuk kalojnë nëpër filteret e standardeve dhe preferencave profesionale në atë nivel sa që të marrin në qeverisje Komunën sepse nuk është në pytje që të merret me qëra një sipërfaqe për parkingbiznes, as objekt i përkohshem gjatë sezonit turistik për tregëti, por Komuna e të gjithe qytetarëve. Këtë me të drejtë e thekson në tekstin e tij Mentor Llunji. Nga aty edhe nuk mund të pritet që politikbërja dhe programi parazgjedhor të ketë kualitetin e pritur për ate se çka pretendojnë bartësit e listave dhe përcjellësit e tyre. Pra, çdo gje ende eshtë turbofolk.
Dorën në zemër, mungesa kadrovike kanë edhe të gjitha partitë në nivelin republikan. Por çka vret syrin në Ulqin është qē në fushatë, partitë qe mburren që gjoja apo ruajn identitetin dhe traditën kombëtare, nuk po shpalosin asnjë program për ate se si do te qeverisin dhe çka do të ofrojnë si zgjidhje për problemet e grumbulluara të qytetit, por fushatën e orientojnë duke fyer partitë tjera dhe duke treguar sipas tyre, sa të keqija janë ato, sa joprincipiele etj. Paramendoni ju sikur duani tē ndërtoni shtëpin dhe paraqitni shpallje që po kërkoni një firmë pë ndërtim, që do t’i dal ball kësaj detyre, e ajo që paraqitet të mos ju tregoi se si planifikon te ju ndërtoi shtëpin, por të ju tregoi vetëm sa të këqija janë firmat konkurente të saja?!!! Sa besim kishit pas ne këso firme që të ju ndërtoi shtëpin?
As identiteti dhe tradita nuk kanë lindur me fillimin e botës por janë kultivuar gjatë viteve e dekadave. Kush mund të garantoi që politika dhe idet qytetare të një partie nuk do të hyjnë në jetën e këtij vendi dhe për 100-200 vite të mos bëhen traditë?
Viktimizimi për cenim të të drejtave nga ana e Podgoricës nuk mund të jetë arsyetim që dikush në Komunen tonë nuk ka ditur të punoi asnjë plan zhvillimor me dekada, në bazë të të cilit qeveria do t’i na ndante mjetetet Komunës sonë.
Vendit i duhet vizion, politik inkluzive, kuadro të denj për ballafaqim me problemet qe nuk presin. Është ky momenti kyç sepse kryeministri në ardhje nuk posedon vetëm kualitetin e të qenurit shqiptarë, por ka nje vizion të mrekullushēm , jo vetëm për çështjen shqiptare por edhe për pajtimin e dy Maleve të Zi thellë të ndarë . Ai gëzon përkrahje dhe besim të plot të partnerëve europian dhe euroatlantik dhe për momentin është më i preferuari politikanë në Malin e Zi dhe rrugëtimi drejt antarësimit ne EU sipas gjitha gjasave, me te në krye te qeverisë do të jetë me hapa më të përshpejtuar se deri tani.
Orteku nismëtar që cek në tekstin e tij analisti i shquar Mentor Nazarko, po kalon ndoshta vetēm këtë herë pran nesh. Lista me përkrahje të Dritanit kësaj radhe është superiore ndaj tjerave. Është shumë e udhës t’i bashkangjitemi këtij ortek sepse shansi është për fillim të ri, ndoshta edhe të vetmin.
*autori eshte anëtar i Këshillit Komunal i LQ URA