
Filluam nga xhamia e re në Pinjesh, duke e shtruar rrugën hyrëse e cila besimtarëve do i mundësoi qasje më të lehtë në këtë objekt fetar, kështu shkruan kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq në një post të tij në rrjetin social, transmeton Ulqini Online.
”Në ditët në vijim presim fillimin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave të tjera në qytetin tonë. Përgaditjet në kohë për sezonin turistik janë thelbësore për qytetin i cili ekonomin e vet e mbështetet pothuajse tërësisht në turizëm”, përfundon shkrimin e tij kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq.