
Nxënësi i shkollës fillore ‘’Boshko Strugar’’ nga qyteti i Ulqinit Dini Kapidani ka arritur një rezultat të jashtëzakonshmëm në garat shtetërore nga matematika të shkollave fillore në Mal të Zi, shkruan Ulqini Online.
Dini arriti të fitojë numër të njëjtë të pikëve aq sa edhe dy konkurentët tjerë duke bërë që të ndajnë vendin e tretë. Suksesi i Dinit merr vlerë më shumë kur bëhet fjalën për një ndër lëndët kryesore gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm.
Mentore e Dinit në këto gara ka qenë mësimdhënësja Safere Bilali.