Ilustrim: Prijesit e koalicionit “Për një fillim të ri”

Deklaratë për media e kandidatit për këshilltar në listën zgjedhore “Për një fillim të ri” dr. Agron Ibrahimi.

Vizioni ynë është që Ulqini duhet të jetë qendër rajonale e turizmit.  Diçka e tillë i takon atij për nga resursët natyrore, burimet njerëzore dhe pozicionit gjeografik.

Por, parakusht për këtë është ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme: nga ajo rrugore përmes ujësjellës kanalizimeve deri tek infrastrukrura ne shërbim të bizneseve dhe turistëve.

Nuk është logjike, p.sh., që një pjesë e madhe e qytetit ende të mos ketë ose të mos jetë e lidhur me rrjetin e ujësjellës kanalizimeve.

Është veçanërisht e pakuptueshme që nuk ka plane apo projekte për lidhjen e objekteve të reja në Fushen e Ulqinit, edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet e veta ndaj pushtetit lokal. Disa nga ato kane veprimtari hoteliere turistike me më shumë se 70, 80 dhe madje 100 shtretër.

Të gjitha këto janë çështje civilizimi, jetësore dhe zhvillimore nëse i kemi parasysh nevojat e qytetarëve tanë dhe synimin tonë për ta zhvilluar Ulqinin si komunë ekologjike, qendër e turizmit dhe bujqësisë, perla e Adriatikut dhe e Mesdheut.

Prandaj një nga gjërat prioritare në punën tonë, me mbështetjen e pushtetit të ri qendror, do të jetë ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme në të gjithë territorin e komunës së Ulqinit.

By admini