
Kam dërguar letër mbështetje qytetit të binjakëzuar të Uzhhorodit, Ukrainë. Kam shprehur gatishmërinë e Komunës së Ulqinit për të pritur fëmijët nga ai qytet, kështu thuhet në një shkrim të kryetarit të Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq, transmeton Ulqini Online.
I nderuari kryetar i Komunës, të dashur qytetarë heroikë të Uzhgorodit. Në këtë kohë të vështirë për popullin ukrainas dhe qytetin tuaj, mbani parasysh se udhëheqësia e Komunës së Ulqinit dhe të gjithë qytetarët e Ulqinit qendrojnë të palëkundur me ju, shkruan kryetari Aleksandar Daboviq.
Lufta juaj kundër agresionit rus është një frymëzim për të gjithë botën e lirë. Qytetarët e Ulqinit e dinë se liria nuk ka çmim. Dhuna dhe padrejtësia nuk do ta fitojnë kurrë dashurinë për lirinë dhe drejtësinë – kjo është arsyeja pse Ukraina dhe Uzhgorodi do të fitojnë, vazhdon shkrimi.
Komuna e Ulqinit, siç i ka hije një qytetit me të cilin jeni binjakëzuar, hap dyert për të gjithë qytetarët e Uzhgorodit. Ata në vështirësi në Ulqin kanë hasur gjithmonë në mikpritjen dhe dashuri, siç e dinë dhjetëra mijëra nga ata që ikën në Ulqin gjatë luftërave në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. Qytetarët e Ulqinit do të ishin të nderuar të presin mbi të gjitha fëmijët e Uzhgorodit, përfundon shkrimin e tij kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq.