Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar parlamentit propozimin që mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, të jetë lideri i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq.
“Përfaqësuesit e URA-s dhe partnerët e tyre politikë, pa dyshim, më kanë bindur se disponojnë me shumicën parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të, të Malit të Zi në Parlament.

 ”Andaj, kam marr vendimin që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besoj, Dritan Abazoviqit, kryetarit të Lëvizjes qytetare URA. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi, që sa më parë të fitojë qeverinë në kapacitetin e vetë të plotë të funksionimit të saj, në veçanti për shkak të sfidave shtesë të sigurisë të shkaktuara me luftën në Ukrainë dhe reflektimin e saj  për stabilitetin e rajonit, pres që brenda afatit sa më të shkurtër, Parlamenti i Malit të Zi, të mbajë seancën e vetë dhe të vendos për programin dhe përbërjen e Qeverisë në bazë të propozimit të mandatarit”, ka theksuar Gjukanoviq, në arsyetimin e propozimit.

Ai, në arsyetim thekson se konsultimet për mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re, në të cilat kanë qenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Parlament, i ka përfunduar të hënën me 28 shkurt të këtij viti. /rtcg/

By admini