Ish-kryetari i Këshillit komunal të të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Ulqinit, Sead Osmanoviq është larguar nga kjo parti, kështu mëson e përditshmja malazeze Vijesti nga disa burime.
Siç shkruhet, sekretari aktual i Komunës për Buxhet dhe Financa, dyshohet se është afër kalimit në radhët e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës.
Vijesti nuk ka mundur të marrë konfirmimin e kësaj informate as nga Gjeka dhe as nga shefi i sapoemëruar i DPS-së së Ulqinit, Driton Lunji, të cilët nuk janë përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve.