
Në Entin për punësim të Malit të Zi janë rreth 15 mijë persona me shkollë të lartë të kryer të cilët nuk mund të gjejnë punë kurse në anën tjetër institucionet mbushen me kuadro që kanë vetëm një letër me një titull të caktuar, kështu pohon Zarija Paviçeviq, njëri nga anëtarët e ekipit të komisionit për vlefshmërinë e diplomave.
Siç shkruan e përditshmja malazeze Dan, qeveria malazeze zyrtarisht akoma nuk ka emëruar komisionin për të shqyrtuar vlefshmërinë e diplomave të sektorit publik por llogaritet se rreth 35 mijë diploma të tilla janë marrë në mënyra të dyshimtë, shkruan Ulqini Online.
Nga ana tjetër, nënkryetarj a parlamentit të Malit të Zi Branka Boshnjak në një tryezë të mbajtur për cilësin e arsimit ka deklaruar së në nivel vjetor në Mal të Zi hynë nga 5000 diploma nga fakultete të dyshimtë nga rajoni.