Ilustrim

Në faqen e vet në rrjetin social facebook, Komuna e Ulqinit njofton për organizimin e një turneu në futsall.

Me qëllim të vetëdijesimit të rinjëve për rëndësinë e sportit dhe jetës të shëndetshme, Komuna e Ulqinit organizon turneun në futboll të vogël “Ulqini 2022”, kështu thuhet në njoftimin e Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Turneu do të zhvillohet në sallën e shkollës fillore Marshall Tito dhe se organizohet nën patronatin e komunës së Ulqinit dhe do të jet pa pagesë.

Poashtu mësohet se turneu do të mbahet në përmbajtjen e masave më të reja epidemiologjike.

By admini