Dita e marte ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infektuar me Covid-19 në Mal të Zi. Nëse një ditë më parë u regjistruan 581 raste të reja në tërë Malin e Zi, sot ky numër pothujse u dyfishua. Në këtë mënyrë në Mal të Zi sot u regjistruan 1120 raste të reja të të infektuarëve me virusin Covid – 19, shkruan Ulqini Online.

Si pasojë e infektimit me Covid-19 sot në Mal të Zi kanë humbur jetën 3 veta.

Në bazë të të dhënave të Institutit të shëndetit publik të Malit të Zi, situata në Ulqin nga sot mund të quhet serioze nëse krahasohet numri i të infektuarëve më ditët paraprake. Gjatë javës së kaluar numri i të infektuarëve në Ulqin ishte relativisht i vogël, më së  shumti deri në 5 raste, kurse sot numri i rasteve të reja të të infektuarëve është 19.

Numri aktual i të infektuarëve në Ulqin është 59 ndërsa në krejt Malin e Zi ky numër është 4255 veta.

By admini