Dëshiroj t’ju uroj festen e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, datë më e rëndësishme për kombin tonë shqiptar, kështu fillon urimin e vet deputeti dhe kryetari kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu.
28 Nëntori i vitit 1912 nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm. Ishte datë kur u morë vendimi historik në vulosjen e pavarësimit tonë si komb, në rrugën tonë të vështirë për liri, mëvetësi dhe pavarësi.
Kjo datë përveç kurorëzimit dhe rrugëtimit të gjatë për kombin tonë drejt arritjes së pavarësisë, duhet të shërbejë për të kujtuar me krenari të kaluarën tonë, për të mbrojtur me ndërgjegje të tashmen tonë, dhe mbi të gjitha për të punuar me vizion për të ardhmen e kombit tonë, vazhdon urimin z. Nimanbegu.
Një datë e tillë çdo herë na kujton mençurinë, urtësinë dhe vlerat e kombit tonë. Kjo na bën të mos i harrojmë sakrificat e mëdha që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, të cilën sot e gëzojmë dhe na obligon të punojmë me përgjegjësi dhe me vetëdijë kombëtare ndaj atdheut tonë.
Ngritja e Flamurit Kombëtar nga Skenderbeu në Krujë më 28 Nëntor 1443 dhe ngritja e Flamurit Kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912, për ne Shqiptarët autoktonë në Mal të Zi duhet të na kujtojë për të forcuar unitetin mes nesh. Mbi të gjitha për të punuar me bashkërendim, dinjitet, nder, dhe përgjegjësi në arritjen e plotë të respektimit të të drejtave dhe të mundësive të barabartë me popujt tjerë në Mal të Zi në përputhje me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar.
Gëzuar!, përfundon urimin z. Nimanbegu.
Genci Nimanbegu, deputet
Kryetar i Forcës së Re Demokratike