Ilustrim

Analisti politik dhe njëri ndër themeluesit e Iniciativës qytetare, “21 maji”, Lubomir Filipoviq është i bindur se sido që të kalojë votimi në Parlament për ministrin Leposaviq, kjo nuk do të shkaktojë rënien e Qeverisë.

“Kjo del e qartë në bazë të situatës në Budvë e cila ka kaluar nëpër kriza të shumta, megjithatë ka mbijetuar“, ka theksuar Filipoviq për gazetën “Pobjeda”.

Ai konsideron se Leposaviq do të shkarkohet dhe se, nëse shumica  parlamentare nuk arrin marrëveshjen rreth pasuesit të tij, ministrinë e drejtësisë do ta marr vetë kryeministri. Ai ka sqaruar se Leposaviqi do të shkarkohet në Parlament me shumicën e cila nuk e ka përkrahur këtë Qeveri. Kjo edhe formalisht tregon se Krivokapiq dhe kabineti i tij gëzojnë përkrahje minimale politike dhe se e vetmja zgjidhje e drejt e situatës është shpallja e zgjedhjeve të reja ose një formë e Qeverisë teknike e cila do ta çojë Malin e Zi drejtë zgjedhjeve të reja parlamentare.

By admini