Kryetari i Forcës së Re Demokratike  z. Nazif Cungu i ka dërguar një urim kryetarit të posazgjedhur të LDK-së z. Lumir Abdixhiku ku e uron për pozitën e marrë.

”Në emrin tim personal dhe në emër të anëtarëve dhe simpatizuesve të Forcës së Re Demokratike, Ju dërgoj përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj në detyrën e udhëheqësit të subjektit të parë demokratik të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit XX”, shkruan Cungu, transmeton Ulqini Online.

Cungu në urimin e tij përmend edhe faktin që në themelimin e subjektit që ai do ti drejtojë kanë kontribuar edhe shqiptarët nga Mali i Zi.
”Duke qenë që në themelimin dhe konsolidimin e këtij subjekti një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe shqiptarët e Malit të Zi e ndiejmë si detyrë dhe obligim për të gjithë ne që Lidhja Demokratike e Kosovës të vazhdoj angazhimin e saj të nisur nga ish presidenti historik Ibrahim Rugova për  Kosovën e lirë dhe demokratike”, përfundon Cungu urimin e tij duke i uruar punë të mbarë dhe shumë suksese.

By admini