
Nga James Gallagher
Korrespodent për”Health&Science”
Siç e dini! njerëzimi është përballur me kërcënime virale edhe më parë, përfshirë pandemitë, megjithatë bota nuk është mbyllur për çdo infeksion të ri ose nga gripi sezonal. Pse koronavirusi është më ndryshe?
Cilat janë çuditë e biologjisë së këti virusi, që paraqesin një kërcënim unik për organizmin dhe jetën tonë?
Së pari, ky virus është mjeshtër i mashtrimit: ku në fazat e para të infeksionit virusi është në gjendje të mashtrojë organizmin tonë në mënyrë perfekte.
Koronavirusi në shumicën e rasteve drejtohët drejt mushkërive tona por edhe drejt rrugëve te frymëmarrjes, ku sistemi ynë imunitar mendon se gjithçka është në rregull.
Ky virus është mashtrues i shkëlqyeshëm, ju lejon të keni një fabrikim viral në hundë dhe ju ndiheni plotësisht mirë, thotë Prof.Paul Lehner nga Universiteti i Kembrixhit.
Qelizat e trupit tonë fillojnë të lëshojnë kimikate,të quajtura interferone,ata rrëmbehen(mirren peng) nga virusi dhe ky është sinjali paralajmërues për pjesën tjetër të trupit dhe sistemit imunitar.
Por koronavirusi ka një “aftësi të mahnitshme” për të fikur(ndërpre) këtë paralajmërim kimik, thotë Prof.Lehner, “e bën aqe mirë, sa që nuk e dini as që jeni i sëmurë”.
Ai thotë se kur shikoni qelizat e infektuara në laborator nuk mund të kuptoni se ato janë të infektuar por megjithatë testet tregojnë se ata janë me virus,dhe kjo është ajo”letra e Jokerit” që mund të luajë virusi.
Sasia e virusit në trupin tonë fillon të arrijë kulmin një ditë para se të fillojmë të sëmuremi.Por duhet të paktën një javë para se Covid të përparojë në pikën ku njerëzit kanë nevojë për trajtim spitalor. “Kjo është një taktikë me të vërtetë e shkëlqyer evolucionare e këti virusi,ku ju vazhdoni normal çdo gjë,nuk shkoni në shtrat,dilni dhe kaloni mirë, thotë Prof Lehner.Pra,virusi është si një”shofer i rrezikshëm”që pasi godet,largohët nga vendi i ngjarjes,kështu që virusi ka kaluar tek viktima tjetër,shumë kohë para se të shërohemi ose të vdesim,sepse virusi nuk ka mëshirë ndaj askujt. Ky virus ka një dallim të madh me”Sars-koronavirusin origjinal të 2002”,sepse Sarsi,që në ditët e para të infektimit e ke ditur,pasi që njerëzit sëmurëshin,ata e kishin të lehtë për t’u izoluar. Kjo është diçka e re nga ky virus,i cili e gjen organizmin e papërgatitur.
Kështu që kjo vështirson ndërtimi i një mbrojtje imunitare nga fillimi,dhe është një problem serioz për njerëzit e moshuar,pasi sistemi i tyre imunitar ngadalësohet dhe bie,sepse në moshën e vjetër ne prodhojmë një grup më pak të larmishëm të qelizave T-një përbërës thelbësor i sistemit imunitar,kështu që është më e vështirë të gjesh ato që mund të mbrojnë kundër Koronavirusit. Covid fillon si sëmundje e mushkërive (dhe kur hyn atje,bën gjëra të çuditshme dhe të pazakonta),dhe pastaj mund të prekë të gjithë trupin.
Prof Mauro Giacca, nga King’s College London,Ai thotë se virusi shkatërron qelizat e mushkërive,por edhe i korrupton ato.Qelizat janë parë duke u shkrirë së bashku në qeliza masive dhe keqfunksionuese,të quajtura syncytia,që duket se rrinë përreth.Ai thot se ju mund të keni “rigjenerimin e plotë” të mushkërive pas një gripit të rëndë,por me covid nuk ndodh kështu,ky është një infeksion mjaft i veçantë,që shkakton edhe dëme tjera,siç është:
mpiksja apo trashja e gjakut,gjithashtu ëshë e çuditshme me Covid,për mjekët që nuk janë të aftë ta din,perse tek pacientet bllokohet menjëherë gjaku i mpiksuar,ku kimikatet e koagulimit në gjak janë “200%, 300%, 400% më të larta se normalja tek disa pacientë me Covid,thotë Prof Beverly Hunt nga King’s College në Londër.
Mendohët se këto efekte të të gjithë trupit mund të jenë për shkak të derës qelizore që virusi ecën për të infektuar qelizat tona,të quajtur”receptori ACE2″. Ajo gjendet në të gjithë trupin duke përfshirë enët e gjakut,mëlçinë dhe veshkat, si dhe mushkëritë.
Por një gjë të pa pazakontë me covid e gjejmë edhe tek njerëzit që janë obisë,ata zakonisht janë më të mbrojtur ndaj një gripi të rëndomt,kurse janë të rrezikuar me virusin e Covid-19,thot Prof Stephen O’Rahilly,nga Universiteti i Kembrixhit. Yndyra e depozituar në të gjithë trupin,në organe si mëlçia,shkakton një shqetësim metabolik i cili duket se bashkohet keq me koronavirusin.
Pacientët obesë kanë më shumë të ngjarë të kenë nivele më të larta të inflamacionit në trup dhe proteina që mund të çojnë në mpikje(trashim gjaku).
Marrë nga, BBC.
Përgatiti, Haxhi Zeneli