Statistikat e rasteve të reja por edhe numrit të vdekjeve si pasojë e infektimit nga Covid-19 në Mal të Zi janë të frikshme. Edhe pse Mali i Zi ishte në listën e shteteve të fundit kur filluan rastet me infektime me Covid-19, situata më pastaj nuk rezulton të jetë e mirë, shkruan Ulqini Online.
Duke u bazuar në të dhënat e faqes më të njohur statistikore, worldometers.info, Mali i Zi rezulton të jetë në majat e listave sa i përkt numrit të të vdekurve por edhe të të infektuarëve në 1 milion banorë. Në këtë mënyrë, nëse në këtë faqe i rendit të dhënat sipas kriterit të parë, numrit të të vdekurve në 1 milion banorë, Deaths/1M pop, rezulton se Mali i Zi renditet i 7-ti në botë në këtë listë të zezë. Nëse nga kjo listë hiqen minishtetet si Gibraltari apo edhe San Marino, atëherë Mali i Zi ngjitet edhe për dy vende më lartë.
Situata është më e keqe sipas kriterit të dytë. Sipas numrit të rasteve tëpërgjithshme të të infektuarëve, Tot Cases/1M, Mali i Zi renditet i treti në listë me 124,276 raste në 1M. Para Malit të Zi sipas këtij kriteri janë minishtetet si Andorra dhe Gjibrartari.
Mali i Zi po përballet me një situatë alarmante si pasojë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, nga pasojat e virusit korona kanë vdekur edhe 8 pacientë dhe janë konfirmuar 567 raste të reja të infektimit, mësohet nga Instituti për shëndetin publik në Mal të Zi.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19 në Mal të Zi prej fillimit të epidemisë në mars të vitit të kaluar është 1039 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 490 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është. Prej fillimit të epidemisë në mars të vitit 2020, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimeve me Covid 19 në Mal të Zi është 78 mijë e 60 persona.