Faleminderit Shoqata ”Ulqini” në Cikago
Komuna e Ulqinit ,Kryetari Fatmir GJeka dhe i tërë ekzekutivi i shprehin mirënjohje të thellë dhe falenderime organizatorëve dhe anëtarëve të Shoqatës ,,Ulqini,, në Cikago të cilët organizuan mbrëmje festive me rastin e Ditës së Ulqinit, të tjerëve që telefonuan dhe atyre që dërguan urime me anë të postës elektronike.
Me këtë gjest Ju treguat edhe njëherë se sa shumë jeni të lidhur me vendlindjen tuaj, me vatrat stërgjyshore, dhe ajo që ju bën krenarë aty ku jetoni dhe punoni.
Ju jeni përherë me ne . Në kremte të këtij lloji , por edhe me raste të tjera kur mblidhemi kuvendojmë dhe argëtohemi mëndja na shkon tek Ju. }
Mallëngjehemi për fektin që mërgimi vazhdimisht po përcjell popullin tonë , por njëherit jemi krenarë dhe mburremi me ju , punën që bëni dhe misionin që kryeni ndaj vendlindjes dhe të afërmve.
Shoqatës ,,Ulqini,, komunitetit shqiptar në Cikago I dërgojmë urimet tona më të sinqerta dhe I përgëzojmë për misionin e tyre fisnik ne ruajtjen e zakoneve dhe traditës tonë. Ne , ju presim , në cdo kohë ,dyert tona janë të hapura për Ju.
Dita e Ulqinit është dita e cdo qytetari , pavarësisht se ku ai ndodhet dhe jeton andaj, Gëzuar, dhe shumë gëzime në vatrat tuaja.
Me këte rast urojmë të gjithë vëllezërit tanë të besimit katolik dhe I urojmë për shumë mot dhe Gëzuar Pashkët.
Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit