Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi Genci Nimanbegu kanë uruar të gjithë besimtaret katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Më poshtë po i përcjellim urimet e Gjekës dhe Nimanbegut.
Urimi i Kryetarit i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka
Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka ka uruar besimtarët katolik me rastiin e Festës së Pashkëve në mesazh ndër të tjera thuhet
,,Në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim ju uroj Festën e Pashkëve.
Dëshiroj, që në familjet tuaja të ketë më shumë lumturi, harmoni begati dhe mirësi.
Ulqini, ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare i rrespektimit të ndërsjelltë për të gjithe qytetarët e tij , pa dallim etnie, kulure dhe religjioni,,.
Gëzuar,
Kryetari Gjeka telegram urimi i ka dërguar dhe Arqipeshkvit të Tivarit Imzot Zef Gashit.
Urimi i Kryetarit i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Zt. Genci Nimanbegu uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve
I nderuari Arqipeshkvi i Tivarit, Monsinjor, Zef Gashi,
I nderuar Ipeshkvi i Kotorrit Imzot Ilija Janjiq ,
Të nderuar klerikë dhe besimtarë të konfesionit katolik,
I nderuar popull shqiptar, dëshiroj dhe uroj që festa e Pashkëve të jetë festë për të gjithë ne, të dërgojmë mesazhe urimi, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të respektojmë njëri tjetrin, ashtu siç e don tradita shqiptare.
Harmonia dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët është vlerë e paçmuar e popullit tonë, është ambasadore e kulturës dhe virtytit tonë në botë, të cilën popuj dhe kombe të ndryshme e shohin me kërshëri dhe dëshirojnë ta mësojnë nga ne. Ne që e kemi duhet ta trashigojmë në brezat që vijnë.
Le të shërbej kjo festë si shenjë mirkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve,
Në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoj, ju uroj Gëzuar Pashkët !
.
Me respekt,
Kryetari,
Genci Nimanbegu