Diskursi politik

Në shoqëritë e ndryshme vazhdimisht kanë ekzistuar persona me dinjitët të cilët janë dalluar nga të tjerët përmes ndershmërisë, guximit qytetar dhe profesionalizmit të dëshmuar. Në një kategori të tillë personash  bëjnë pjesë intelektualët, të cilët kanë krijuar autoritetin e tyre  duke mbrojtur parimet shoqërore e jo duke qenë konformist për interesa personale. Ndonëse një kategori e tillë për nga numri është e vogël, vazhdimisht gëzojnë respektin  shoqëror, duke qenë model  për të tjert, ndërsa përjashtim bëjnë mjediset më mentalitet autokratik apo demokraci të pakonsoliduar.

Nail  Draga

Me qellim për të mbeshtetur ndryshimin shoqëror të pluralizmit  në vendet e ish kampit socialist në fillim subjektët politike janë  mbeshtetur edhe nga intelektualët, duke mos qenë statist, por e kundërta  duke qenë pjesëmarrës  aktiv, sipas kapacitetit dhe mbeshtetjës në forumet politike.  Por,  më kalimin e kohës prania e tyre ka filluar të zbehët, sepse në subjektët politike në sajë të mos funksionimit të demokracisë së brendshme, autoritarizmit e bajraktarizmit u formuan grupime të ndryshme, të njohura si frakcione, që më vonë pasoj në ndarje duke themeluar parti të reja. Kemi të bëjmë me dukurinë e dekompozimit në  skenën politike e cila është bërë dukuri e kohës kudo në hapësirën etnogjeografike shqiptare, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.

Sindromi i politikës ndaj intelektualëve

Në sajë të qendrimit  të tyre parimor, dhe në mungesë të respektit të tyre,  intelektual të ndryshëm në heshtje në sajë të edukatës dhe etikës janë tërhequr sepse nuk kanë mundur të pranojnë situatat konfuze dhe grupet e interesave në subjektët politike. Në situatë të tillë nuk ka dilemë së  injorohën  vlerat profesionale, intelektuale dhe autoriteti shoqëror. Madje përvoja e deritashme dëshmon se të tillët subjektëve politike, përkatësisht udhëheqësve të tyre iu janë nevojitur për një kohë të caktuar, deri sa kanë arritur qellimet e tyre.

Një e dhënë e tillë dëshmon se kemi të bëjmë me një qendrim utilitar, nga ana e subjektëve politike  përkatësisht  mungesën e respektit, se ka ekzistuar  friga si më parë edhe tash nga autoriteti i tyre profesional dhe shoqëror, sepse të tillët   i kanë trajtuar si konkurent të mundshëm  për stafin udhëheqës së partive  politike. Pra kemi të bëjmë me sindromin ndaj intelektualëve, përkatësisht qendrimin  dhe autoritetin e tyre ndaj rrethanave shoqërore, që bie ndesh me interesat e subjektëve politike në veçanti dhe  pushtetit në përgjithësi.

Zhgënjimi i intelektualëve

Çdo subjekt politik që ka një strategji të veprimit do të përpiqej që në mesin e tyre  për të pasur përfaqësim intelektual, personalitete më vlera dhe kontribute, që vetëm intelektualët mund ti ofronin. Nga një veprim i tillë do të   përfitonte  subjekti politik  duke pasur vizione dhe alternativa  me të qarta. Por, përvoja e deritashme dëshmon së një numër i konsideruar i intelektualëve janë zhgënjyer, sepse më të arritur objektivat e tyre, subjektët politike në mënyrë përfide  i kanë  mënjanuar ata, nga del se ndaj tyre ekziston një animozitet sepse ata janë parimor dhe të vendosur në qendrimet e parimet e tyre.

Kemi të bëjmë pikërisht me çështjen e parimeve, që nuk janë të pranueshëm për struktura të ndryshme politike të cilët i kanë devijuar ato, në sajë të  interesave personale apo të klanëve të ndryshme. Një përvojë e tillë është dëshmuar në praktikë pothuaj kudo në kohën e tranzicionit që nuk është në favor të demokracisë dhe vlerave të pluralizmit politik.

Qasje e dyfishtë e subjektëve politike

Por, në sajë të  rrjedhave shoqërore, në pluralizëm jemi dëshmitarë  se subjektët politike kanë qasje të dyfishtë, sepse ndryshe veprojnë sa janë në opozitë e ndryshe kur vijnë në pushtet. Raste të tilla ka mjaft kudo, andaj nuk thuhet kot së pushteti dëshmon  karakterin e personave  në qeverisje.

Kemi të bëjmë me një situatë të re, sepse me kalimin e kohës   subjektet politike kanë humbur dimensionin intelektual, sepse ka munguar respekti  dhe mbeshtetja e tyre nga subjekti politik në aspektin kadrovik, apo përfaqësues,  për të realizuar objektivat në qeverisje, sepse kanë ardhë në shprehje  interesat personale e klanore e jo ato profesionale  në nivel lokal apo shtetëror.

Nuk ka si të jetë ndryshe se të tillët  shumë herë janë anashkaluar  për të qenë përfaqësues  madje edhe në këshillat apo komisionet e ndryshme profesionale në nivel lokal apo shtetëror, sepse atyre vendet iu zëjnë të tjerët, të cilët janë afër udhëheqjes partiake, që janë më të pranueshëm, përkatësisht  të degjueshëm. Një veprim i tillë të kujton  kohën e monizmit, madje  duke i tejkaluar në shumë  aspekte, çështje që meriton një qasje të veçantë.

Veprimet e tilla thënë më së buti  janë aksidentale, sepse intelektualët iu duhën më shumë subjektëve politike, se sa ata atyre, sepse në sajë të kapacitetit të tyre ata  ofrojnë zgjidhje, ide dhe alternativa, që avancojnë çështjet preokupuese në mjedisin përkatës.

Populizmi, militantët dhe matrapazët

Duke marrë parasysh së në shumë subjekte politike aderojnë kategori të ndryshme qytetarësh, duhet theksuar së në fillimet e pluralizmit kemi pasur  të bëjmë me populizmin, dukuri kjo e njohur për vendet më demokraci të pa konsoliduar, ndërsa më vonë kemi pasur një evoluim, që kemi të bëjmë më  kategori të veçantë e ato janë  militantët. Madje këto  vazhdojnë të  jenë ende në modë sepse janë  të zëshëm,  të përshtatshëm dhe praktik andaj  si të tillë janë në pararojë të veprimit politik së bashku më matrapazët, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Në një situatë të tillë nuk ka dilemë së zbehën vlerat intelektuale, profesionale e meritokracia shoqërore sepse në rend të parë janë interesat personale e ato klanore të subjektëve politike. Madje një pjesë e mirë e militantëve janë avancuar sepse  me kalimin e kohës janë pajisur edhe me diploma të fakultetëve të ndryshme, kryesisht ata private, pavarësisht së kanë mungesë të njohurive elementare, por  në sajë të angazhimit dhe “meritave”politike ata punësohen dhe zënë pozita duke dëshmuar së angazhimi politik jep rezultate.

Politizimi  dukuri me pasoja

Përfundimisht kemi të bëjmë me tranzicionin e tejzgjatur   që veçohet më  krizë politike e morale, ku kuadrat e dëshmuara  me përgatitje shkollore mbesin jashtë procesit të punësimit, përkatësisht të pushtetit, sepse nuk kanë mbeshtetje politike. Raste të tilla ka mjaft kudo në vendet e ish kampit socialist, sepse përkatësia partiake ka më shumë  vlerë së sa diploma universitare, qofshin ata edhe prestigjioze.

Në gamën e gjerë shoqërore, nuk ka dilemë së intelektualët janë në pozitë të pavolitshme, sepse ata më qellim  margjinalizohën, duke mos pasur respektin e duhur, ndërsa e kundërta është me  të vetquajturit intelektual  të cilët me qendrimin tyre  konformist janë të përshtatshëm  për të gjitha pushtetet dhe si të tillë  përmes  subjektëve  politike arrijnë qellimet e tyre personale. Në rrethana të tilla shoqërore, nuk ka dilemë së kemi të bëjmë me politizimin e shoqërisë në tërësi, dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese duke eliminuar vlerat e dëshmuara, që është fatkeqësi për të tashmën dhe të ardhmën.

(20 shtator 2020)

By admini