Shkolla e mesme ”Vëllazërim – Bashkim” e qytetit të Ulqinit kremton Ditën e Shkollës. Ky është një vit jubilar përkatësisht 50 vjetori i saj.
Ndër shumë aktivitete të shkollës për nder të kësaj dite një është më interesanti, shpallja e nxënësit më të mirë të saj. Siç mësohet për këtë vit nxënësi më i mirë i shkollës do të shpallet Ammar Tivari, drejtimi i gjimnazit. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në mbrëmjen që organizohet nga shkolla.
Për këtë rast ne kontaktuam Ammarin dhe pasi e uruam për çmimin i bëmë disa pyetje të cilave u përgjigj me dashamirësi.
Ulqini Online: Amar, sa orë në ditë i kushtoni mësimit dhe sa është i rëndësishëm leximi?
Ammari: Normalisht mësimi është çelësi i një suksesi në shkollë. Personalisht kohën për mesim nuk e kam strikt të caktuar, ajo varet nga dita në ditë dhe angazhimet e tjera. Kështu mund të them se koha e mësimit më varion nga një ore deri në disa ore në ditë.
Ulqini Online: Cilat janë lëndet e tuaja të preferuara?
Ammari: Që në fillore lëndën më të preferuar e kam pasur historinë, gjithmonë më ka interesuar. Kimia dhe Arti figurativ vijnë pas. Këto janë lëndët që unë i dalloj nga të tjerat. Edhe pse spo përmned të tjera dua të them se të gjitha kanë rëndësinë e vet.
Ulqini Online: A mund të na thoni edhe ndonjë nxënës tjetër me sukses shembullor?
Ammari: Ka shumë nxënësa të mirë në shkollën tonë. Unë do ti permendi disa nga klasa ime të cilët i njoh shumë mirë si Albina Kasneci, Ardit Maraj, Arta Kurti, Dritan Maraj, Fjolla Murati, Flutra Ismaliaga. Poashtu nga klasët tjera do të përmendi nxënësit si Adelina Avdiu, Arnella Husenaj, Denis Uka dhe Monika Rudoviq. Me siguri ka edhe të tjerë por që për momentin nuk po me bien ndër mend.
Ulqini Online: Ammar cila do të jetë profesioni juaj? Çka do të studioni?
Ammari: Konkretisht nuk e kam vendosur ende me saktësi për të ardhmen time, qoftë edhe se çka do të studioj. Do kisha pasur dëshirë të studioja diku “jashtë”, ku të kem mundësinë e njohjeve e diturive të reja. Sa i takon drejtimit, ende nuk jam i vendosur plotësisht, por deri tani shpresoj të për një drejtim rreth detarisë.
Ammari në fund falenderon të gjithë mësimdhënësit, shokët dhe shoqët e shkollës si dhe prindërit e vet. Ai nuk mund të lë pa permendur edhe tre vëllezërit e tij të cilët janë poashtu me sukses shembullor në mësime, Ademin edhe Burhanudinin në gjimnaz edhe Nurudinin në shkollën fillore.
Ammarit dhe të gjithë nxënësve të shkelqyeshëm ju dëshirojmë suksese dhe të vazhdojnë në këtë rrugë.