Me nënshkrimin e kontratës për shitjen e tokës komunale në Ulqin me vlerë 3,555 milion euro, komuna do të dalë nga bllokada, kështu tha kryetari Loro Nrekiq.

Ai dhe drejtori i Drejtorisë së Pronave, Blazho Sharanoviq, nënshkruan sot një kontratë që i lejon Komunës së Ulqinit të shesë një parcelë toke në Pyllin e Pishave.

Nrekiq tha se nënshkrimi i kontratës ishte një veprim jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën, raporton Info Biro, transmeton Ulqini Online.

“Kjo është një ditë e madhe për Komunën e Ulqinit, duke e ditur që ne ishim në bllokim për më shumë se gjysmë viti. Megjithatë, ne sot nënshkruam kontratën dhe pres që shpejtë  të bëhet pagesa, e cila do t’i mundësojë punëtorëve tanë të marrin të ardhurat personale deri në fund të vitit”, tha Nrekiq.

Ai kujtoi se komuna ishte bllokuar për shkak të shumës prej 6.4 milion euro, që është një shumë  pothuajse sa i gjithë buxheti komunal.

By admini