Prej ditës së hënë, të gjithë emigrantët e rinj në Gjermani do të pajisen me librezën e edukimit dhe konsultimit për të huaj. Nismëtar i kësaj libreze është shqiptari Dardan Koliq, i cili është koordinator i arsimit për të huaj në komunën Dachau, zona Mynihut, kështu shkruhet në një njoftim të ministrit shqiptar për diasporën z. Pandlei Majko, transmeton Ulqini Online.

Kjo librezë do të shërbejë si një udhërrëfyes për integrim në shoqërinë gjermane, ajo është e përkthyer në gjuhën shqipe dhe në 11 gjuhë të tjera. Prej disa vitesh, Kolic është angazhuar në mbështetjen e të huajve në zonën e Mynihut.

Dardan Koliqi përndryshe është nga zona e Krajës.

By admini