Lidhja Demokratike në Mal të Zi, sot, më 09 shtator, mbushë plot 29 vjet, nga data 09.09.1990 kur edhe është thememluar. LD në MZ është njëheri edhe subjekti i parë politik në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Me këtë rast kryetari i tanishëm i këtij subjekti, z. Saubih Mehmeti ka dërguar edhe një urim për këtë rast.

Më poshtë mund të lexoni të plotë urimin në fjalë.

29 VJET ME LIDHJEN DEMOKRATIKE NË MAL të ZI

URIME 29 VJETORIN E LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI!!!

Të dashur anëtarë, simpatizues dhe miq të Lidhja Demokratike në Mal të Zi, sot, më 09 shtator, u mbushën plot 29 vjet prej themelimit të  Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (09.09.1990), partisë së parë politike shqiptare, pas rënies së komunizmit në ish Jugosllavi dhe që pa shkëputje është pjesë e skenës politike në Malin e Zi dhe vlerë e shtuar për demokracinë në pluralizëm. Gjithnjë ka qenë dhe mbetet avangarde në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shiptarëve në trojet e veta etnike në Malin e Zi.

Gjatë 29 viteve rrugëtim së bashku, jemi përballur me sfida nga më të ndryshmet, të cilat i kemi kapërcyer me sukses falë mbështetjes e besimit tuaj tek LD në MZ dhe programit të saj politik, sidomos në vitet e para të shumëpartiaksisë, ndërsa në vazhdimësi aktiviteti politik vështirësohet edhe më tepër, jo vetëm nga partia në pushtet, që për ne ishte e pritur, por edhe nga vetë faktori shqiptatë, me formimin e shumë partive të tjera me prefiks nacional e që për shkak të mosbashkëpunimit të ndërsjelltë dhe mosrespektimit ndaj njëri – tjetrit, sot kemi një situatë të papëlqyeshme ku si pasojë kemi një përfaqësim jo real të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi, pasi në fillim përfaqësoheshim me 4 deputetë, kurse tani vetëm me një deputet.

Kjo situatë na obligon që edhe më shumë të angazhohemi për rikthimin e imazhit të LD në MZ në skenën politike dhe vazhdimin e misionit dhe kauzës tonë, nisur këtu e 29 vite më parë.

Me këtë rast, falenderoj të gjithë ata që patën guximin dhe kurajon, në vënien e themeleve dhe ndërtimin e LD në MZ në parti politike, e cila mbetet partia më e vjetër në Malin e Zi, të cilën ne me fanatizëm e shumë sakrifica e kemi ruajtur pa ndryshuar kursin politik të përkrahur nga mbi 90% të shqiptarëve në zgjedhjet e para shumë partiake në Mal të Zi, ndërsa ftoj të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk janë në radhët e LD në MZ, e që akoma u flenë në zemër, të na bashkohen në rikthimin e imazhit dhe besimit të shqiptarëve tek Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Anëtarëve të Kryesisë, anëtarësisë, mbështetësve dhe atyre që në periudha të ndryshme kanë dhënë kontribut në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, përzemërsisht u’a uroj 29 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

        Kryetari,

Saubih Mehmeti, ing. i dipl. i tek.

By admini