
Ekipi i Otrant Olimpikut në ndeshjen e javës së II-të të ligës dytë së Malit të Zi arriti një barazim me shumë vlera kundër ekipit favorit të Deçiqit.
Barazimi ka vlerë edhe më të madhe pasi është meritë vetëm e lojtarëve që po e mbajnë gjallë futbollin në qytetin e Ulqinit. Pa kushte minimale për stervitje, pa paga, me borxhe ndaj tyre janë vetë lojtarët që luajnë vetëm që të mos shuhet futbolli në qytetin tonë, shkruan Ulqini Online.
Edhe pse në letër ekipi ynë ishte nikoqir, ndeshja u luajt në Tivat pasi stadiumi në qytetin e Ulqinit nuk i plotëson kushtet e vëna nga federata malazeze.
Golat për Otrantin u shënuan nga Angjello Rudaj dhe Benjamin Rexha.
Më poshtë shijoni golin e Angjello Rudaj.