Një akt i pazakontë ka ndodhur në Ulqin. Disa pronarë të automjeteve kanë mbetur të habitur kur kanë parë se automjetet e tyre ishin dëmtuar në mënyrë barbare nga persona të panjohur. Shumica e automteteve kanë qenë të prakuar poshtë mureve të Kalasë së Ulqinit.
Pasqyra të hjekura nga vendi në makinë, goma të shpuara dhe të çara ishin pamjet trishtuese që kanë parë pronaret e automjeteve të dëmtuara.
Dëshmitar i këtyre pamjeve është z. Ismet Karmanaga i cili nuk ka mundur e të mos i regjistroj ato pamje në aparatin e tij dhe më pastaj edhe i ka publikuar në faqen e tij perosnale. Njëheri z. Karamanaga bënë thirrje për organet kompetente që të ndërmarrin masa për të mbrojtur pronën e qytetareve.