Këshiltari i Kuvendi komunal të Ulqinit z. Sabri Salaj me 29.05.2019 ka pyetur kabinetin e kryetari të Komunës së Ulqinit rreth punimeve në shkollën fillore të Sukubinës.

Paraprakisht duhet përmendur se nxënësit e shkollës fillore të nivelit të ulët nga Sukubina, Lisën Bore, Dragina, Gjonzaj, Çapraj dhe Lamijë kanë 4 vite që nuk kanë mundësin për të ndjekur mësimet ne bankat shkollore të shkollës së tyre në Sukubinë. Në këtë mënyrë njomcakët e këtyre fshatrave edhe pse shumë të vegjël në moshë kanë qenë të detyrur dhe vazhdojnë të jenë të detyruar që të udhëtojnë deri në 11 km për të ndjekur mësimet në shkollën më të afërt në Katërkollë.

Me 12 tetor të vitit 2015 ministri i arsimit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Ulqinit dhe një përfaqësues i diasporës patën vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës së re në Sukubinë. Afati i paraparë për përfundimin e këtij projekti ishte 12 muaj por që tashmë po bëhen 4 vite dhe projekti në akoma nuk ka përfunduar. Pasoja e mospërfundimit të këtij projekti vazhdojnë ti vuajne nxënësit dhe prindërit e tyre.

Më poshtë po përcjellim përgjigjen për z. Salaj të përgaditur nga Sekretariati për çështje komunale.

I nderuari
Lidhur me shkresën të dates 29.05.2019, e cila është dërguar permes Kabinetit të kryetarit të Komunës me aktin nr.01 -906/19-3 datë 10.06.2019, duke iu referuar pyetjes së parashtruar këshilltarit të Kuvendit të Komunës, Sabri Salaj ju informojë si më poshtë:

1.Më datën 06.06.2019 në Ministrinë e Arsimit është mbajtur takim në të cilin përveç përfaqësuesusit e Ministrisë së Arsimit kanë qenë të pranishëm Kryetari i komunës tonë, drejtori i “Agjencisë për rindërtimin dhe ndërtimin e Ulqinit” e cila ka bërë mbikëqyrjen teknike të punimeve, përfaqësuesi i kompanis “Artek” nga Podgorica, drejtori i shkolles fillore dhe përfaqsuesi i bashkësisë lokale Katerkollë si dhe përfaqësuesi i diasporës. Në takim është konstatuar se janë paraqitur situatat faktike të punimeve të deritanishme të cilat janë nënshkruar nga ana e Investitorit dhe Agjensisë mbikqyrëse, është realizu edhe detyrimi financiar. Nuk egziston asnji penges për vazhdimin e punimeve te pa përfunduara. Gjithashtu janë evidentuar disa demtime te objektit në nërtim dhe sanimi i dëmeve do te realizohet nga ana e kontraktusit (“Artek”) të punimeve. Është arritur marveshtja për vazhdimin e punimeve të cilat do te përfundojn brenda afatit 45 ditor.
2.Sipas informacionit që ju është dhënë juve nga Sekretariati për financa dhe buxhet nr. 04-1127 / 19 të 14 qershorit, kontraktorit janë paguar gjithsejt 226,970.89 euro.
3.Bashkangjitur me kete akt ju dergojme :

By admini