Komuna e Ulqinit, NP Qendra e Kulturës Ulqin në bashkëpunim me Organizatën Turistike – Ulqin si dhe Instituti i Librit – Tiranë, organizojnë Panairin e librit “Ulqini 2019”, gjegjësisht panairi i 19-ti me radhë.
Ne hapjen solemne përveç kryetarit të Komunës së Ulqini Loro Nrekiq do të jenë prezent ministri i Kulturës së Malit të Zi z. Aleksander Bogdanoviq, ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë z. Blendi Klosi, ministri i kulturës së Maqedonisë së Veriut Hysni Ismaili dhe personalitete tjera.
Mysafirë special do të jenë shkrimtarët Fatos Kongoli dhe Balsha Brkoviq.
Panairi i librit do ë jetë i hapur deri me 31 korrik.