
Ulqini mbrëmjen e së martes u përfshi nga një mot i lig me stuhi ere, rrebeshe shiu që ishin më të fuqishmet në dekadata e fundit. Rrugët u vërshuan nga ujërat ndërsa moti ishte i shoqëruar me shi, erë, breshër dhe bubullima.
Lajmërohen për dëme të mëdha materiale në të gjitha zonat e qytetit, shkruan Ulqini Online.

Pothuajse është shkatërruar tërësisht një pjesë e madhe e inventarit i të gjitha plazheve të qytetit, shumë automjete janë zënë nga pishat, disa fabrika dhe hotele kanë mbetur pa çati, janë shkulur mjaft rrënjë ulliri dhe dëme tjera të mëdha është bilansi i një natë te vështirë në qytetin tonë.

Pas shiut u vërshua nga ujërat shetitorja e Plazhit të vogël dhe pothuajse u bë e pakalueshme.
Pamje që vinë nga të gjitha anët tregojnë se Ulqini mbrëmë ka kaluar një natë mjaft të vështirë e cila nuk mbahet mend, së paku në dekadat e fundit.