Shasi, rrruga që të çon në qytetin antik

Bashkësia lokale e Katërkollës dhe Shoqata ORA kanë dalur me një thirrje për organet kompetente që në hapsirën kulturore në qytetin e Shasit, ku përfshihet edhe stadiumi, të mos lejojnë aktivitete të cilat janë në kundërshtim më funksionin e kësaj hapsire kulturore të cilin ligji e përcakton qartë, transmeton Ulqini Online.

Thirjen e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Aktivitet që janë në kundërshtim më përcaktimin ligjor të hapsirës kulturore të Shasit nuk mund të lejohen të ndodhin

Qyteti i vjetër i Shasit është nën mbrojtjen ligjore më Vendim numër 1018 i datës 18. 10. 1950.

Hapsira kulturore e lokalitetit arkeologjik të Shasit përfshinë  dhe stadiumin e Shasit i cili në kuadër të Parkut arkeologjik dhe natyrorë të Shasit është hapsira që është destinuar si pjesë e aktiviteteve kulturore, sportive dhe prezantimit të florës së zonës.

Hapsira kulturore e Shasit përfshinë: hapsirën e stadiumit, strukturat e zonës urbane të qytetit të vjetër dhe trashëgiminë arkeologjike nenujore te Liqenit të Shasit e cila është në procesin e valorizimit dhe të promovimit.

Për këtë bëjmë thirrje që organet kompetente në këtë hapsirë kulturore të mos lejojnë aktivitete të cilat janë në kundërshtim më funksionin e kësaj hapsire kulturore të cilin ligji e përcakton qartë.

Aq më tepër aktivitetet dhe organizimet që kajnë për qellim përvetsimin e kësaj hapsirë kulturore e cila është pasuri e gjithë qytetarëve, nuk mund të lejohen prej institucioneve.

Bashkësia lokale e Katërkollës
 Shoqata Ora
                                  

By admini