Kësaj fundjave, me 09 qershor 2019, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizon për të tetin  vit me radhë manifestimin tradicional gjithëpopullor ”Dita e Rumisë 2019”.
Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Poashtu qëllim në vehte është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre.
”Dita e Rumisë” si maniestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës, bjeshkatarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike.

Për të gjithë pjesëmarrësit që këtë fundjavë do të jenë pjesë e këtij aktiviteti më poshtë janë dhënë edhe disa detaje nga SHB ”Rumia”.

Ju njoftojmë që data e manifestimit të përvitshëm “Dita e Rumisë” do të jetë 09 qershor 2019.
-Nisja nga Ulqini bëhet në orën 04:00 para Komunës së Ulqinit
-Transporti është individual.
-Gjithashtu mund te shfrytzoni edhe transportin me minibus ose autobus nga Ulqini ne Brisk dhe anasjelltas. Udhetimi me autobus kushton 5 euro per person. Paraqitja per transport eshte e obligueshme. Ajo duhet te behet deri diten e shtune me 08 qershor ne oren 18.00, ne tel. 069 962 297
-Bjeshkatarët duhet të grumbullohen në fshatin Brisk Nalt
(vendnisja e viteve të mëparshme);
-Në orën 06:00 fillon ecja përgjatë shtegut;
-Para së gjithash të ruhet ambienti
-Gjatësia e shregut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me
vështirësi mesatare;
-Të nevojshme janë këpucë e malit veshje të përshtatshme dhe veshje rezerve per nrrim, ushqim fruta
dhe 3-4 L ujë;
-Mbërritja në majë të Rumisë (1595m lmd) parashikohet të jetë
rreth orës 11:00;
-Gjatë zbritjes, ne Djerr të Rumisë do të mbahen garat
tradicionale;
-Mbërritja në pikënisje rreth orës 16:00
-Vendi është i siguruar për bjeshkatarët që kanë dëshirë për kamping në Brisk Nalt një natë para nisjes;
-Lusim shoqatat që shprehin vullnetin të na bashkangjiten të
paraqiten në inboks.
-Për sqarime rreth organizmit, lini meshazh ne inboks ose nr 069 962 297
Ju mirëpresim!
Me nderime, SHB “Rumia”-Ulqin!

By admini